DEL VIDEO/ Momenti kur Sembene provokohet nga Aleksi, gjyqtari anglez vrapon t’i ndajë pas ndeshjes

Finalja e titullit kampio mes Partizanit dhe Egnatias ishte thjeshtë spektakolare. Emocionet ishin të pranishme si në fushën e lojës edhe në tribunat, ku lojtarët dhe tifozët ksihin përgatitur “show”-n e rradhës.

Por pavarësisht kësaj, gjatë 90-të minutave mjaft të luftuara pati edhe tensione mes protagonistëve në fushën e lojës. Jo gjithçka mbaroi pas vërshëllimës së Anthony Taylor. Menjëherë pasi Egnatia u shpall zyrtarisht kampione, nga lojtarët rrogozhinas nisi festa.

Albano Aleksi mbahet si një lojtar që nuk i ndal asnjëherë porvokimet ndaj lotarëve kundërshtarë. “Pre” e festimeve të tij këtë herë ishte Sembene, me këtë të fundit që përplaset me ish-mesfushorin e Tiranës, i cili kishte hequr fanelën.

Në një moment të tillë tensioni, Taylor edhe pse kishte kryer misionin e tij, vrapoi për të ndarë dyshen e lojtarëve. Situata qetësohet pas ndërhyrjes së arbitrave dhe forcave të sigurisë, duke bërë që gjithçka të mbyllet me aq.  Por Sembene nuk ndalet me kaq dhe së bashku me Olsi Ramën kërkojnë sqarime te anglezi për të gjjithë pakënaqësitë e tyre gjatë sfidës.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top