Lajme

Lajme
January 23, 2025

Klubi i Seria A pret drejtorin e Elbasanit, verdheblutë: Urojmë që bashkëpunimi të jetë i frytshëm

Elton Guranjaku ka mbajtur një takim në klubin e Bolonjës, si drejtori sportiv i Elbasanit. Klubi verdheblu ka treguar për bashkëpunimin që pritet në ardhmen ku përfshihet shkëmbimi i eksperiencave te të rinjtë, trajnerët e moshave, por dhe skuadrën e parë. Të pranishëm nga Bolonja ishin drejtori teknik Sartori, drejtori i Akademisë Margoto dhe skauti Françesko Feliçi. Njoftimi i Elbasanit: “Eshte mbajtur nje takim ne ambjentet e klubit kuqeblu midis dy klubeve Elbasani dhe FC Bologna per nje bashkepunim ne te ardhmen, per shkembim eksperiencash ne sektorin e te rinjve, …
Lajme
September 20, 2024

Elbasani “nxehet” për Egnatian, tur force për skuadrën e Bordin

Elbasani nis të dielën turin e forcës. Përballë do të kenë kampionët në fuqi dhe kryesuesit e këtij sezoni, Egnatian. Verdheblutë vijnë gjithashtu pas disa rezultatesh pozitive në këto pesë javë të para, ku ndajnë vendin e tretë me Partizanin me tetë pikë, dy më pak sesa rrogozhinasit dhe Vllaznia që ruajnë kryesimin. Në rast të një triumfi elbasanasit do të kenë mundësinë t’i parakalojnë dhe mund të jenë në krye, ndaj kjo përballje shihet si tepër e rëndësishme në kampin verdheblu. Ndonëse vijnë me petkun e një ekipi të …
Lajme
August 29, 2024

Merkatoja nuk është mbyllur ende, Elbasani pret edhe dy goditje të fundit

Edhe pse Elbasani duket i kompletuar në të gjitha repartet, sërish merkatoja nuk mund të quhet e mbyllur në kampin verdheblu. Meqenëse bëhet fjalë për një kampionat të gjatë, ku elbasanasit kanë objektiva madhorë, u duhen që të kenë sa më shumë lojtarë në organikë për të dubluar çdo pozicion dhe për të përballuar sezonin. Sipas të gjitha gjasave, në orët e fundit të mbylljes së merkatos, verdheblutë do të bëjnë dy goditje: një në portë dhe një në sulm. Bëhet fjalë për dy lojtarë të huaj, për të cilët …
Lajme
August 28, 2024

EKSKLUZIVE/ Ka marrë rolin e liderit te verdheblutë, Hila: Tifozët shtysë e madhe, ky start e ndihmon Elbasanin (E PLOTË)

Ardit Hila fillon të bëjë atë që di të bëjë më mirë dhe e ka treguar në këto dy javë të para të kampionatit. Një asist në Korçë javën e kaluar dhe një gol me një tjetër asist përballë Teutës, duke u bërë në një farë mënyre një lider te verdheblutë. Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, 32-vjeçari mundohet të qëndrojë më këmbë në tokë, sigurisht pa e fshehur kënaqësinë për këtë nisje të mirë si në aspektin individual, edhe atë ekipor. Për të është herët për të dalë …
Lajme
August 27, 2024

Pikantet e Elbasani-Teuta/ Tifozët “zhveshin” Hilën, panik për Ze Gomesh! Vendimet e arbitrit tërbojnë trajnerin Bordin (E PLOTË)

Një shi i rrëmbyeshëm nisi në Elbasan një orë para startit të sfidës, duke “trembur” disi edhe tifozët. Megjithatë, pasi startoi sfida shiu pushoi dhe tifozët filluan të mbushnin tribunat me afro 4 mijë të pranishëm. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet e ndeshjes së djeshme në “Elbasan Arena”, ku verdheblutë ktheheshin të luanin në shtëpinë e tyre një sfidë në Superiore pas plot 10 vitesh.   – Frika më e madhe ishte gjendja e fushës, me kryesorin që inspekton më herët gjendjen e saj dhe mjaftojnë disa hapa …
Lajme
August 27, 2024

Shënoi gol fantastik ndaj Teutës, modavi Dros: Atmosferë elektrizuese, Elbasani do Kupat e Europës

Kristian Dros shënoi një gol historik për Elbasanin, sepse ishte ipari pas rikthimit në Superiore, në shtëpinë e tij përballë tifozëve.   Në intervistën ekskluzive për “Panorama Sport” pasndeshjes, 26-vjeçari shprehet i lumtur që goli i shërbeu skuadrëspër t’i dhënë fitoren. Moldavi vlerëson kampionatin shqiptar dheshpreson të luajë sa më gjatë, ndërsa nuk i vendos vetes objektiva. Për të, e rëndësishme është të ndihmojë ekipin në çdondeshje, ndërsa ka besim se kjo skuadër do të ecë përpara dhenë fund të sigurojë pjesëmarrjen në Europë. Kristian, e prisnit të shënonit dhe …
May 27, 2024

FOTO+VIDEO/ Elbasani shpallet kampion i Kategorisë së Parë dhe ngjitet në Superiore, shikoni festën e madhe të tifozëve në qytet

Elbasani arriti të shkruante historinë, teksa është shpallur kampion i Kategorisë së Parë, duke siguruar gjithashtu pjesëmarrjen në Superligë sezonin e ardhshëm. Sapo gjyqtari ka vërshëllyer mbarimin e takimit që verdheblutë fituan kundër Tomorit 5-0, i gjithë “Elbasan Arena” dhe jo vetëm, kanë vërshuar në festë.   Kjo gjë mund të shikohet mjaft mirë edhe në videot. Tifozë të ndryshëm kanë dalë në rrugët e qytetit për të festuar këtë arritje historike të klubit të tyre. …
May 27, 2024

Elbasani siguron titullin kampion me fitore tenistike (video e festës)

Në Elbasan ka festë. Verdheblutë nuk janë mjaftuar vetëm me ngjitjen në Superligë javë më parë, por me fitoren tenistike sot 5-0 Tomorrit kanë siguruar edhe titullin kampion në Kategorinë e Parë. Kjo ka bërë që ne Elbasan të nisë festa fillimisht në stadium dhe më pas në rrugët e qytetit.  Ky është një rikthim i madh në elitën e futbollit shqiptar që tifozëve elbasanas u kishte munguar aq shumë. Heroi i ndeshjes kundër Tomorit ishte Lleshaj i cili shënoi një tripletë, pastaj vend për realizime patën edhe Greca me …
Lajme
May 27, 2024

ZYRTARE/ Elbasani pa “frena”, verdheblutë nënshkruajnë me sulmuesin e Korabit

Elbasani nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Verdheblutë deri tani kanë afruar plot 8 futbollistë dhe të tjerë pritet të vijnë. Ditën e sotme ata kanë zyrtarizuar edhe blerjen e 9-të në këtë merkato. Verdheblutë kanë nënshkruar me sulmuesin Erjon Dragoj.   Dragoj luan si një sulmues krahu dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar në ofensivë e trajnerit Nevil Dede. Kujtojmë që 23-vjeçari ishte pjesë e Korabit sezonin e fundit ku luajti për 23 ndeshje por pa gjetur rrugë e rrjetës.   Megjithatë kjo gjë nuk i …
Lajme
May 27, 2024

ZYRTARE/ Elbasani nuk ndalet, verdheblutë prezantojnë lojtarin e Kombëtares

Elbasania e nis vrullshëm këtë merkato ku nuk ka të ndalur me zyrtarizimet e reja. Objektivi i verdhebluve është padyshim rikthimi mes më të mirave në Kategorinë Superiore. Ditën e sotme ata na prezantojnë me goditjen e radhës.   Bëhet fjalë për sulmuesin Jeton Krasniqi. 22-vjeçari i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Tërbunit në Kategorinë e Parë tashmë vjen si përforcim i radhës tek Elbasani. Kujtojmë që sulmuesi është një produkt i akademisë së Besës.   Krasniqi ka provuar të luaj për skuadra si Kamza dhe Apolonia. Gjithashtu …
Lajme
May 27, 2024

“Treguat se mund të fitohet edhe ndaj ekipeve me traditë”, Duka mesazh Egnatias: Urime titulli i parë kampion dhe suksese në garat europiane

Titulli i parë nën histori për Egnatian. Rrogozhinasit triumfuan ndaj partizanit në “Air Albania” dhe tashmë janë ata kampionët ekëtij sezoni të Superiores. Armando Duka ka uruar rrogozhinasit për sezonin fantastik të zhvilluar në superiore, ndërsa shprehet se Egnatia tregoi se “ëndrrat” bëhen realitet. Ndër të tjera kreu i FSHF-së uroi edhe Agim Demrozin për suksesin e arritur në krye të skuadrës “Urime Egnatias për titullin e parë në Abissnet Superiore! Një ndeshje e bukur dhe e luftuar në “Air Albania”, që protagonistë kishte fituesit e Egnatias dhe Partizanin, që …
Lajme
May 27, 2024

DEL VIDEO/ Momenti kur Sembene provokohet nga Aleksi, gjyqtari anglez vrapon t’i ndajë pas ndeshjes

Finalja e titullit kampio mes Partizanit dhe Egnatias ishte thjeshtë spektakolare. Emocionet ishin të pranishme si në fushën e lojës edhe në tribunat, ku lojtarët dhe tifozët ksihin përgatitur “show”-n e rradhës. Por pavarësisht kësaj, gjatë 90-të minutave mjaft të luftuara pati edhe tensione mes protagonistëve në fushën e lojës. Jo gjithçka mbaroi pas vërshëllimës së Anthony Taylor. Menjëherë pasi Egnatia u shpall zyrtarisht kampione, nga lojtarët rrogozhinas nisi festa. Albano Aleksi mbahet si një lojtar që nuk i ndal asnjëherë porvokimet ndaj lotarëve kundërshtarë. “Pre” e festimeve të tij …
go top