
Titulli i parë nën histori për Egnatian. Rrogozhinasit triumfuan ndaj partizanit në “Air Albania” dhe tashmë janë ata kampionët ekëtij sezoni të Superiores.
Armando Duka ka uruar rrogozhinasit për sezonin fantastik të zhvilluar në superiore, ndërsa shprehet se Egnatia tregoi se “ëndrrat” bëhen realitet. Ndër të tjera kreu i FSHF-së uroi edhe Agim Demrozin për suksesin e arritur në krye të skuadrës
“Urime Egnatias për titullin e parë në Abissnet Superiore!
Një ndeshje e bukur dhe e luftuar në “Air Albania”, që protagonistë kishte fituesit e Egnatias dhe Partizanin, që i dha bukuri finales. Përgëzime dy ekipeve për lojën dhe emocionet e dhuruara, si dhe sa më shumë suksese në garat europiane.
Egnatia, përfaqësuese e një qyteti të vogël, tregoi se me seriozitetin e duhur, me një projekt ambicioz dhe me investime në infrastrukturë, futbollistë e drejtues, mund të triumfojë edhe ndaj ekipeve më traditë në futbollin shqiptar.
Urime Egnatia, urime Rrogozhinë urime presidenti Demrozi, urime trajneri Tetova dhe çdo futbollist i skuadrës rrogozhinase për këtë sukses!”, shkruan Duka.