Video

May 27, 2024

FOTO+VIDEO/ Elbasani shpallet kampion i Kategorisë së Parë dhe ngjitet në Superiore, shikoni festën e madhe të tifozëve në qytet

Elbasani arriti të shkruante historinë, teksa është shpallur kampion i Kategorisë së Parë, duke siguruar gjithashtu pjesëmarrjen në Superligë sezonin e ardhshëm. Sapo gjyqtari ka vërshëllyer mbarimin e takimit që verdheblutë fituan kundër Tomorit 5-0, i gjithë “Elbasan Arena” dhe jo vetëm, kanë vërshuar në festë.   Kjo gjë mund të shikohet mjaft mirë edhe në videot. Tifozë të ndryshëm kanë dalë në rrugët e qytetit për të festuar këtë arritje historike të klubit të tyre. …
May 27, 2024

Elbasani siguron titullin kampion me fitore tenistike (video e festës)

Në Elbasan ka festë. Verdheblutë nuk janë mjaftuar vetëm me ngjitjen në Superligë javë më parë, por me fitoren tenistike sot 5-0 Tomorrit kanë siguruar edhe titullin kampion në Kategorinë e Parë. Kjo ka bërë që ne Elbasan të nisë festa fillimisht në stadium dhe më pas në rrugët e qytetit.  Ky është një rikthim i madh në elitën e futbollit shqiptar që tifozëve elbasanas u kishte munguar aq shumë. Heroi i ndeshjes kundër Tomorit ishte Lleshaj i cili shënoi një tripletë, pastaj vend për realizime patën edhe Greca me …
May 27, 2024

VIDEO/ Festa në Elbasan nuk ka të ndalur, ceremonia vazhdon në rrugët e qytetit

Elbasani ngrejti sot trofeun e sezonit 2023/2024 të Kategorisë së Parë, duke bërë që i gjithë qyteti të shpërthente në festë. Pamjet emocionuese ku tifozët zbarkojnë në fushën e “Elbasan Arena”-s të përcjella pak minuta më parë nga “Panorama Sport”, e tregojnë qartë se sa me pa durim e kanë pritur qytetarët e Elbasanit këtë moment historik.   Tashmë festa është zhvendosur në rrugët e qytetit, ku nuk ka ndërmend të pushojë. …
May 27, 2024

Katër ndeshje për 6 ditë, në Elbasan i druhen fushës/ Ja situata me stadiumin

Elbasani në njëfarë mënyre zyrtarizoi se me Vorën do të luajë më 14 shtator, në orën 18:30 në “Elbasan Arena”. Kjo nënkupton se marrin fund njëherë e mirë dilemat se ku do të luajnë verdheblutë, duke ditur që në të kaluarën nuk kanë zhvilluar takime në qytetin e tyre. Kjo, për faktin se në këtë stadium luheshin ndeshjet e Kombëtares apo dhe ekipeve të tjera të Superiores. Në fakt, edhe këtë sezon nuk është ndryshe, por të paktën Elbasani nuk do të diskutojë më se ku do të luajë. Por, …
go top