
Elbasani ngrejti sot trofeun e sezonit 2023/2024 të Kategorisë së Parë, duke bërë që i gjithë qyteti të shpërthente në festë.
Pamjet emocionuese ku tifozët zbarkojnë në fushën e “Elbasan Arena”-s të përcjella pak minuta më parë nga “Panorama Sport”, e tregojnë qartë se sa me pa durim e kanë pritur qytetarët e Elbasanit këtë moment historik.
Tashmë festa është zhvendosur në rrugët e qytetit, ku nuk ka ndërmend të pushojë.