
Elbasania e nis vrullshëm këtë merkato ku nuk ka të ndalur me zyrtarizimet e reja. Objektivi i verdhebluve është padyshim rikthimi mes më të mirave në Kategorinë Superiore. Ditën e sotme ata na prezantojnë me goditjen e radhës.
Bëhet fjalë për sulmuesin Jeton Krasniqi. 22-vjeçari i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Tërbunit në Kategorinë e Parë tashmë vjen si përforcim i radhës tek Elbasani. Kujtojmë që sulmuesi është një produkt i akademisë së Besës.
Krasniqi ka provuar të luaj për skuadra si Kamza dhe Apolonia. Gjithashtu ai ka qenë pjesë e moshave të kombëtares së Shqipërisë. Tashmë ai pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën e Nevil Dede për sezonin e ardhshëm.