ZYRTARE/ Elbasani pa “frena”, verdheblutë nënshkruajnë me sulmuesin e Korabit

Elbasani nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Verdheblutë deri tani kanë afruar plot 8 futbollistë dhe të tjerë pritet të vijnë. Ditën e sotme ata kanë zyrtarizuar edhe blerjen e 9-të në këtë merkato. Verdheblutë kanë nënshkruar me sulmuesin Erjon Dragoj.

 

Dragoj luan si një sulmues krahu dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar në ofensivë e trajnerit Nevil Dede. Kujtojmë që 23-vjeçari ishte pjesë e Korabit sezonin e fundit ku luajti për 23 ndeshje por pa gjetur rrugë e rrjetës.

 

Megjithatë kjo gjë nuk i ka penguar drejtuesit e Elbasanit të cilët vijnë me pretendime të mëdha këtë sezon. Verdheblutë synojnë të arrijnë sa më shpëjt rikthimin në Superiore.

 

Postim i AF Elbasanit:

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top