Euro 2024/ Shqipëria në “grupin e ferrit”, Armand Duka paralajmëron Sylvinhon para shpalljes së listës

“Rrahjet” e zemrës sa vijnë e shtohen. Të gjithë jemi “sy e veshë” nga Sylvinho për të mësuar se cilët do të jenë lojtarët e grumbulluar për në Euro 2024. Para se të shpallet lista, Armand Duka ka “paralajmëruar” brazilianin për paraqitjen në Kampionatin Europian.

Kreu i FSHF-së pavarësisht forcës së kundërshtarëve që kombëtarja shqiptare ka në grupin B, sërish dëshiron që të shkojnë sa më gjatë. Madje i shpreheht se pushimet për këtë vit dëshiron të zgjasin nga 14 qershori deri më 14 korrik.

“Futbolli ka dhënë krenari për të gjithë shqiptarët në botë këtë vit, kemi zhvilluar sfida spektakolare. Skuadra kombëtare ishte e papërmbajtshme dhe zhvilloi ndeshje të shkëlqyera në grupin kualifikues të EURO 2024. Pushimet këtë vit do i kalojmë në Gjermani dhe unë dëshiroj të zgjaten deri më 14 korrik. Skuadra duhet të punojë shumë për të arritur drejt suksesit”, ka mbyllur duka në deklaratën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme 2024 e FSHF-së.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top